Pushtetarët e Klinës të dhënë pas birrave e pulave të pjekura

Përveç pulave të pjekura e llojeve të ndryshme të sallatës, komunarët e Klinës drekat e tyre i shoqërojnë edhe me alkool të paguar nga buxheti i vogël i kësaj komune.

KALLXO.com ka analizuar faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të kësaj komune, ku edhe ka vërejtur se është konsumuar alkool.

Në 7 fatura të analizuara komunarët e Klinës kanë konsumuar rreth 80 lloje të ndryshme të alkoolit të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar hiq më pak se 85 euro.

Lista e pijes së preferuar alkoolike kryesohet nga birra peja ku janë konsumuar 48 birra sosh, pastaj nga një birrë lokale e quajtura Grember e bardhë ku janë konsumuar 12 sosh.

Edhe verërat nuk janë lënë pa u konsumuar nga pushtetarët e Klinës, ata më së shumti kanë konsumuar verën e llojit Chardonnay, me 6 sosh të konsumuara të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar 12 euro.

Ndërsa vera e llojit Cabernet 187 Illyrian është preferuar nga pushtetarët e Klinës, ata kanë konsumuar  4 sosh të cilat kanë kushtuar 8 euro.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari është duke publikuar shpenzimet e buxhetit të komunave në dreka dhe darka zyrtare.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.