Politikani që fiton edhe si DJ

Adrian Berisha, asambleist nga rradhët e PSD-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përveç politikan ai është edhe DJ, me emrin artistik “Gamblemania”.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ai ka deklaruar   se ka një banesë në emër të prindit, që në përshkrimin e preardhjes, ka  shkruar se e ka përfitim nga ministria e Shëndetësisë, e që kjo banesë prej 63 metra katror vlen 100 mijë euro.

Berisha gjithashtu ka një veturë “Renault Megane 4”, që e ka përshkruar se e posedojnë si familje e cila është në pronësi të vëllaut të tij, e që e kap vlerën e 21 mijë e 800 eurove.

“Gamblemania” ka një biznes me emrin e tij “Adrian Berisha BI”, që në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve shkruan që aktivitet primar i ka shfaqjet artistike.

Berisha merr pagë prej 192 euro në muaj si asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe 300 euro në muaj nga biznesi i tij.

Ai gjithashtu ka një kredi prej 7 mijë eurove në një bankë në Kosovë, ndërsa ka deklaruar që mban në bankë rreth 1 mijë e 700 euro para të gatshme.

KALLXO.com në vazhdimsi është duke publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët e lartë publikë dhe këshilltarët komunal.