Nevzad Isufi Foto: Facebook

Politikani i Vetëvendosjes me pasuri afër gjysmë milioni

Asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Nevzad Isufi në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka dhënë që ka të hyra vjetori në vlerë prej 8mijë e 462 euro.

Isufi në deklarimin e tij ka thënë që këto të hyra i ka si rezultat i punës së tij si këshilltarë komunal në Gjilan si dhe si profesor në SH.M.P “Mehmet Isai” në Gjilan.

Asambleisti i VV-së, Nevzad Isufi si pasuri të paluajtshme ka deklaruar gjithsej 9 prona, ku 6 nga to janë lokale afariste, dy shtëpi dhe një tokë. Në total pasuria e paluajtshme e Isufit kap vlerën 415mijë e 202 euro. Vetëm një shtëpi dhe një tokë me sipërfaqe 237 metra katrorë i ka deklaruar në emër të tij, ndërsa të tjerat si pronë e përbashkët familjare.

Ndërsa si pronë të luajtshme ai i ka deklaruar dy vetura, njëra në vlerë prej 3mijë e 200euro të cilën ka thënë që është pronë e përbashkët  si dhe tjetra në vlerë prej 3mijë e 500 euro për të cilën ka thënë që është personale. Ndërsa për të dy këto vetura ka thënë që i ka dhurata.

Isufi nuk ka deklaruar se ka ndonjë aksion në ndonjë kompani, përderisa ka deklaruar se posedon rreth 1300 euro të ruajtura në bankë.

Nevzat Isufi në zgjedhjet lokale të vitit 2017, është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal, mandati i dytë dhe shef i grupit. Është anëtar i Kryesisë së Qendrës së LV, anëtar i Këshillit të Qendrës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë.

KALLXO.com në vazhdim do të publikoj deklarimin e pasurisë për asambleistët në Komunën e Gjilanit si dhe komunave të tjera në Kosovë.