
Pasuria 'vetjake' e Burim Berishës
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka deklaruar së gjithë pasurinë e ka në emër të tij, e që e cila kap shifrën 186 mijë euro në total.
Ai në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK) ka deklaruar së si pasuri të paluajtshme posedon tri toka bujqësore, dy banesa, oborr shtëpie dhe pemishte.
I pari i Fushë Kosovës përveç pasurisë së paluajtshme, ai ka në emër të tij edhe dy makina të cilat janë njëra Golf 6 që ka vlerën 10 mijë euro dhe një BMW që kushton 18,445.00 euro.
Po ashtu, ai ka deklaruar së mban 21,301.00 euro në një gjirollogari bankare.
Berisha gjithashtu ka edhe dy kredi tre vjeçare, njëra 10 mijë euro dhe tjetra 7 mijë euro e për të cilat nuk dihet së për çfarë i ka shfrytëzuar.
Nga pozita si kryetar i Komunës ai merr 15,979.00 euro në vit që sipas një llogaritje i bie që merr 1,331.00 euro në muaj.
Përveç tij, edhe familjarë të tjerë ‘mbahen’ nga arka e shtetit.
Kjo pasi që bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e kryetarit Berisha sipas deklarimit në AKK punojnë në institucione shtetërore.
Gjithmonë sipas deklarimit, bashkëshortja e cila paguhet nga buxheti i Kosovës merr 5,160.00 euro në vit.
Ndërsa fëmijët, njëri i cili punon në MAPL merr 6,336.00 euro brenda vitit ndërsa tjetri punon në ATK dhe merr 4,560.00 euro në vit.
KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë e zyrtarëve të lartë dhe këshilltarëve komunal cilat mund të i lexoni në këtë link