Pasuria gati tre milionshe e zv/ministrit të Infrastrukturës

Zëvendës Ministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, ka deklaruar se posedon hiq më pak – e as më shumë se 2 milionë e 887 mijë e 822 euro pasuri të paluajtshme.

Në pasurinë e paluajtshme të Kadriut hyjnë, shtëpi, toka bujqësore, lokale, banesa e oborre të shtëpive.

E paktë nuk është as pasuria e luajtshme. Ai ka deklaruar se ka 857 mijë euro betonjerka, pompa betoni, mikser betoni, shleper, ngarkues, një veturë Mercedes Limuzinë, një tjetër veturë limuzinë Passat, një bager, një cistern e cementos dhe një tjetër veturë Mercedes.

Të gjitha këto janë të deklaruara në emër të zëvendësministrit Kadriu.

Ai ka deklaruar kompaninë e cila është për furnizim me betonim për të cilin në një emision të ‘Drejtësia në Kosovë’ pati thënë se është në emër të djalit të tij.

https://kallxo.com/rrjeti-i-kompanive-te-familjareve-te-aak-se-betonojne-autostraden-prishtine-gjilan/

“Ju njoftoj që në rubrikën “Funksione ose aktivitete tjera që i kryen zyrtari i lartë publik, krahas funksionit zyrtar” që gjendet në faqen 3/7 kam hequr deklaratën e mëparëshme si pronar i kompanisë PRO ENG sh.p.k pasi që me datë 17.09.2018 bazuar në statutin e kompanisë në fjalë kam dhënë dorëheqje si pronar i kompanisë dhe kam emruar Eron Rexhep Kadriu djalin pronar të PRO ENG sh.p.k”, thuhej në sqarimin e Kadriut.

Por në anën tjetër ka deklaruar se mban një shumë të vogël parash kesh në institucione financiare të deklaruara në emër të tij dhe që vijnë nga biznesi Pro Eng.

Biznisi me furnizim me beton ka bërë që zëvendësministri Kadriu të hyjë në kredi për 384 mijë e 47 euro.

Kadriu merr meditje për udhëtime 1 mijë e 800 euro si të hyra vjetore ndërsa paga vjetore e tij si zëvendësministër i Infrastrukturës është 14 mijë e 190 euro.

Gjithashtu Kadriu merr pagë nga dy qera, nga 4 mijë e 800 euro.

Kadriu ka deklaruar edhe të hyrat e prindit të tij. 10 mijë e 200 euro janë të hyrat e prindit nga pensioni në Gjermani.