Samedin Mehmeti

Pasuria e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës, afër gjysmë milioni

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka të regjistruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuri të paluajtshme në vlerë të 421 mijë eurove.

Kjo pasuri sipas deklarimit të Mehmetit është në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij, ndërsa një tokë dhe një shtëpi banimi i ka deklaruar në emër të prindit të tij.

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar zëvendësdrejtori i policisë, hynë toka e shtëpi banimi dhe një garazh me kuzhinë.

Mehmeti ka deklaruar se në emër të gruas së tij është një veturë e tipit Mercedes vlera e së cilës është 5 mijë euro.

Githashtu Mehmeti ka deklaruar se është aksionar i 50 përqind të aksioneve në një biznes “3S” vlera e së cilave është 7 mijë e 500 euro.

Për këtë biznes Mehmeti ka thënë se që nga themelimi i tij nuk ka gjeneruar asnjë të ardhur.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, para kesh të cilat i mban në tri banka kapin vlerën e 48 mijë e 434 eurove.

Për 20 mijë e 500 euro para të gatshme Mehmeti ka deklaruar se janë nga shitja e një parcele në Bërnicë të Poshtme.

Pasuria e paluajtshme e Mehmetit sipas të dhënave në AKK thotë se i ka realizuar nga puna dhe misioni i OKB-së që ka pasur në Afganistan.

Të hyrat vjetore të Mehmetit nga paga në Policinë e Kosovës, janë 22 mijë e 924 euro ose 1 mijë e 910 euro në muaj.

Mehmeti ka tri pozita, një në polici një në Akdameninë e Policisë në Vushtrri dhe një në MASHT.

Pagesa vjetore e Memetit në MASHT sipas deklarimit është 2 mijë e 94 euro ndërsa nga trajnimi i Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës ka marrë 144 euro.

Meditjet gjatë trajnimeve Mehmeti i ka deklaruar 450 euro, njëjtë edhe për meditjet dhe udhëtimet zyrtare jashtë Kosovës pra 450 euro.

Përveç të hyrave vjetore të tij, Mehmeti ka deklaruar edhe pensionin e prindërvë ku hyn edhe pagesa e një qiraje.