Pasuria e shefit të Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës është 135 mijë euro.

I pari i policisë ka deklaruar se posedon një veturë vlera e së cilës është 8 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe se mban 14 mijë e 756 euro në institucione financiare, para këto të deklaruara në emër të fëmijëve, vetes dhe të bashkëshortes.

Meremetimi i shtëpisë së Qalajt, ka bërë që ai të hyjë në kredi për 20 mijë euro.

Paga vjetore e të parit të Policisë së Kosovës, është 20 mijë euro ndërsa ajo mujore 1 mijë e 702 euro neto.

Ai ka deklaruar se merr mëditje prej 644 eurove, gjithashtu mëditje për ushqim 1 mijë e 976 euro, mëditje nga ICITAP në dollarë, 1 mijë e 15 dhe gjithashtu merr pagesa për takimet e bordit të AKSP vlera e së cilave është 185 euro.

Bashkëshortja e Qalajt merr pagë nga Ujësjellësi Rajonal në Lipjan, 494 euro.

Rashit Qalaj ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të pensionit të prindërve në vlerë prej 2 mijë e 400 eurove.