Nuredin Lushtaku

Pasuria e Nuredin Lushtakut mbi 2.5milion

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 2 milion e 606 mijë eurove.

Këtë deklarim Lushtaku e ka bërë në vitin 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e Nuredin Lushtakut për pasurinë e paluajtshme janë përmendur, tokë, shtëpi, kontroll teknik i automjeteve, truall, një object afaristo banesor dhe një banesë.

Lushtaku në vitin 2017 kishte deklaruar se vozit veturë Mercedes me vlerë prej 30 mijë eurove.

Nuredin Lushtaku pati deklaruar në AKK se paga e tij e deputetit në legjislacionin e pesë ishte 1 mijë e 577 euro.