Pasuria e Naser Shalës, drejtorit të Agjencionit për Verifikimin e Pronave
Agjencioni Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarët që mbajnë poste publike.
Drejtori i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikime të Pronës, Naser Shala, i njohur me nofkën ‘fytyra’, ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi 158 metra katrorë, në vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2010.
Një lokal tjetër prej 96 metra katrorë, të blerë në vitin 2019 në vlerë prej 200 mijë eurove.
Ndësa në emër të bashkëshortes ka deklaruar se ka një banesë 94 metra katrorë në vlerë 68 mijë euro të blerë më 2009 dhe një banesë tjetër prej 45 metra katrorë, po ashtu në emër të bashkëshortes, në vlerë 46 mijë euro.
Shala ka deklaruar se ka një makinë të tipit ‘mini-coper’ të blerë në vitin 2018, në vlerë 18 mijë euro, që sipas deklarimit, nga shitja e një makine tjetër.
Ndërsa në emër të fëmijëve ka deklaruar dy makina, në vlerë 9,600 euro dhe 13,600 euro.
Sipas deklarimit, Shala është bashkëpronar në biznesin ‘Altro-shpk’ me 70% të aksioneve, me kapital 1,250 euro. Ndërsa ka deklaruar një biznes me emrin ‘Alb-Pharm’ me 60% të aksioneve, në emër të fëmijëve.
Naser Shala ka deklaruar se ka 7 mijë euro para të gatshme në dy banka dhe 7 mijë të tjera në emër të fëmijëve.
Shala ka deklaruar se ka marrë 21 mijë euro huazim nga një kompani, për blerjen e një trualli, ka marrë 200 mijë euro kredi në vitin 2019 në një bankë dhe 250 mijë euro në një bankë tjeër , në vitin 2015.
Sa i përket të hyrave, Shala ka deklaruar 1 mijë euro nga qeraja mujore nga një lokal, 1064 euro nga paga si drejtor në Agjencionin për Verifikimin e Pronës, 1,680 euro nga qeraja e një lokali tjetër dhe 20 mijë euro në vjet nga kompania ‘Altro’.
Në emër të bashkëshortes ka deklaruar 2 mijë euro pagë mujore nga ‘Altro’ dhe 1 mijë euro qera nga një lokal afarist.