Foto - Burimi Evgjeni Thaçi - Facebook

Pasuria e mbesës së Hashim Thaçit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi- Dragusha ka deklaruar se ka në pronësi vetëm një banesë me sipërfaqe prej 114 m2. Përkundër që banesa ka një metrazh të madhe, ajo ka deklaruar se banesa ka vlerë vetëm 41 mijë euro, apo 366 euro për metër katror.

Mbesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në deklarimin e bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka thënë se ka në pronësi edhe një veturë në vlerë prej 11,300 euro.

Në deklarimin e pasurisë, ajo nuk ka deklaruar fare të hyra për bashkëshortin.

Por, ajo e ka konfirmuar se bashkëshorti i saj është punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës në shkurt të vitit 2019 dhe paga e tij është 1,015 euro.

Ajo ka deklaruar se ka një kredi prej 753 euro, si dhe 824 euro para të gatshme.