GlaukKonjufca. Foto: REL

Pasuria e Glauk Konjufcës

387 mijë e 125 euro e ka vlersuar pasurinë e paluajtshme deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në pasurinë e paluajtshme të Konjufcës hyjnë një banesë, një tokë, një truall, një shtëpi  në ndërtim, një shtëpi vikendi dhe një banesë tjetër.

Dy banesat janë të deklaruara në emër të Konjufcës, një tokë dhe një shtëpi në ndërtim janë të deklaruara  në emër të përbashkët dhe një truall dhe një shtëpi vikendi në emër të prindit të Konjufcës.

Pasuria e luajtshme e Konjufës vlenë 3 mijë e 500 euro, pra një veturë Passat 3C të cilën e ka në emër të tij.

Konjufca ka deklaruar se mban 4 mijë euro të gatshme në institucione financiare.

Paga vjetore e Konjufcës nga Kuvendi i Kosovës është 23 mijë e 779 euro, ndërsa meditjet 3 mijë e 11 euro.

Ai ka treguar se merr mëditje edhe nga Ministria e Diasporës për udhëtimet për Projektligjin për Diasporën në vlerë prej 1 mijë e 827 eurove.