Pasuria e Duda Baljes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka deklaruar se ka 31 mijë euro para të gatshme nëpër banka. Të hyrat e saj vjetore nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës, ajo i ka deklaruar 28 mijë e 234 euro. Ndërsa, bashkëshorti i saj ka një pagë prej 18 mijë euro.

Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi 500 m2 në vlerë prej 150 mijë euro. Ajo ka edhe dy lokale që së bashku kanë një vlerë prej 270 mijë euro. Balje ka deklaruar edhe një tokë në vlerë prej 80 mijë euro.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se kanë në pronësi edhe dy vetura të tjera. Një xhip Toyota në vlerë 13 mijë euro është në pronësi të deputetes, kurse bashkëshorti i saj ka në pronësi një veturë tjetër në vlerë 17 mijë euro.