Pasuria e deputetit të LDK-së, Fetah Rudi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fetah Rudi, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se ka një shtëpi dhe një truall.

Shtëpia me 64 m2 ka deklaruar se kap vlerën 13,000.00 euro, ndërsa truallin me 4.50 ari me vlerë 15,000.00 euro, sipas tij, e ka donacion.

Siç ka deklaruar Rudi, 15,000.00 euro ka kredi për shkak të një investimi familjar me kohëzgjatje 2018-2028.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të marrë 1,470 euro në muaj.

Dhe pensionin invalidor nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka deklaruar 4,500 euro.

Gjithashtu, ka deklaruar edhe pagën vjetore prej 2,100.00 të gruas së tij të cilën e merr nga LDK.

Fetah Rudi ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Malishevës.

Ky është mandati i tij i parë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Rudi ka fituar ulëse në Kuvend me 12,498 vota.

 

 

Rrugëtimi 30 vjeçar ‘jo i lehtë’ i Fetah Rudit me LDK-në