Pasuria e deputetes Eliza Hoxha

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Si pasuri të paluajtshme ajo ka deklaruar se ka një banesë në pronësi të saj e cila kap vlerën 54,000.00 euro.

 

Ajo nuk ka deklaruar të ketë ndonjë gjë nga pasuria e luajtshme.

Ndërkaq, sipas deklarimit, ka dy llogari bankare në të cilat mbanë 7,400 euro dhe në tjetrën vetëm 35.00 euro.

Hoxha përveç angazhimit për herë të parë si deputete, është edhe asistente/ligjëruese në Universitetin e Prishtinës.

Ajo ka deklaruar pagën e saj mujore 1,500 si deputete dhe 378 euro si asistente/ligjëruese.

Eliza Hoxha i është bashkuar PDK-së me 29 mars 2019.

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetorit, ajo ka arritur të marr 9,303 vota.

KALLXO.com ka raportuar dje për pasurinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj.

VIDEO – Batutat e deputetit të VV-së Jahja Kokaj në seancën konstituive

.