Paratë e buxhetit të Kaçanikut shkojnë për Raki

Komuna e Kaçanikut siç duket është në mesin e komunave të cilat mirëpritjen e tyre për mysafiret e shoqërojnë me racione të shumta të mishit.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari, duke analizuar faturat e drekave dhe darkave zyrtare të Komunës së Kaçanikut, ka vërejtur se kjo komunë është treguar mirëpritëse për delegacionin nga Dordmundi i Gjermanisë.

Në faturën e datës 12 shkurt 2018, komunarët e Kaçanikut, pritën në drekë një Delegacion nga Gjermmania.

Totali i faturës së kësaj dreke është 188 euro, dhe në të nuk ka të konsumuar alkool, por vetëm pije energjike.

Ushqim të preferuar në këtë drekë kishin Mishin e Kombinuar, ku hëngrën 9 porcione nga 7 euro secila e që buxhetit të komunës I kushtuan 63 euro. Në këtë drekë përheq mishit të kombinuar të ftuarit konsumuan edhe mishin e qengjit ku hëngrën 5 porcione në vlerë prej 42 euro.

I gjithë ky mish u shoqërua edhe me 14 sallata të cilat kushtuan 35 euro, përveç sallatave u konsumuan edhe 5 porcione djathë sharri në vlerë prej 10 eurove si dhe 14 pogaqe në vlerë prej 14 eurove.

Ndërsa për pijë në këtë drekë u konsumuan, një coca cola, 14 lëngje, si dhe një shishe ujë.

Në listën e Komunave të cilat me buxhetin e shpenzojnë në alkool është edhe komuna e Kaçanikut.

Ndonëse vetëm 19 fatura të shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare, KALLXO.com ka vërejtur se edhe Komuna e Kaçanikut blenë alkool me buxhetin e vogël të komunës.

 

Në drekën e datës 15 gushtë 2018, përveç mishit të qengjit u konsumuan edhe 14 gota të rakisë të cilat kushtuan 21 euro.
Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.