Artan Abrashi

Njihuni me politikanin e varfër e pa prona

Kryesuesi i Asamblesë së Prizrenit Artan Abrashi është ndër politikanët e pakët që është i varfër.

Artan Abrashi që është kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje Prizren, në deklarimin e tij të pasurisë tek Agjenica Kundër Korrupcionit ka deklaruar se ka vetëm 200 euro në bankë. Abrashi nuk ka as veturë e as pasuri tjetër të paluajtëshme.

Abrashi si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi të trashëguar në vitin 1974, si pasuri e përbashkët vlera e të cilës sëhtë paraqitur në lartësi prej 90 Mijë Euro.

Abrashi nuk ka të deklaraur as pasuri të luajtshme, e as ndonjë obligim financiar ndaj isntitucioneve bankare në Kosovë.

Abrashi në këtë pozitë është emëruar si përfaqësues i Vetëvendosjes ndërsa paga mujore për të në asamble është rreth 600 euro.