Një biletë aeroplani e Thaçit kushtoi sa dy biletat e këshilltarëve të tij (Dokument)

Një udhëtim për në Bruksel në tetor të 2015 i Hashim Thaçit bashkë me 2 këshilltarë të tij kushtoi vetëm për bileta të aeroplanit 4,371 euro.

Bashkë me Thaçin, që në atë kohë mbante pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëvë të Jashtme, në këtë udhëtim ishin edhe Ardian Arifaj e Edi Sejdiu.

Mirëpo veç udhëtimi i Thaçit i vetëm kushtoi sa dy biletat e tjera të këshilltarëve të tij.

Relacioni i biletave ishte Prishtinë, Vienë, Bruksel e Gjenevë.

Bileta e Thaçit ishte biznes biletë dhe kishte kushtuar 1,942 euro.

Ndërsa e këshilltarit të tij që kishte të njëjtin relacion i kishte kushtuar 781 euro.

Ndërsa këshilltari tjetër, që kishte ndërruar edhe 2 aeroplanë të tjerë, nga Gjeneva ishte rikthyer përsëri në Vienë dhe pastaj në Prishtinë, kishte paguar biletë 1,174 euro.

Shpenzimet e biletave të Hashim Thaçit dhe këshilltarëve të tij

KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publikë.

KALLXO.com ka siguruar kopjet e shpenzimeve të kryera nga qeveria Mustafa gjatë mandatit të saj qeverisës. Në ditët në vijim do publikohen një sëri artikujsh me përmbajtjen e shpenzimeve qeveritare.

Publikimet vijnë pas publikimit të faturave të ish Kryeministrit Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Dreka e Isa Mustafës me mish e raki rrushi me buxhetin e shtetit

.