Abelard Tahiri, PDK. Foto: Atdhe Mulla

Nga total 110 euro, Abelard Tahiri shpenzoi 80 euro të shtetit për verë italiane

Abelard Tahiri, ish shefi i kabinetit të Hashim Thaçit, që tash mban pozitën e ministrit të Drejtësisë, ka paguar 110 euro për një darkë zyrtare në “Gorenje”.

Në faturën e kësaj darke shihet se 80 euro janë paguar për verën italiane ‘Amarone’, ndërsa 30 euro të tjera për ushqim.

Veç verës italiane ‘Amarone’, kjo faturë përmban edhe bana kota, Coca Cola, esspreso, krem karamel, parmezan dhe ujë, që në total pa verën bëjnë 30 euro e 80 centë.

Faturës së vitit 2011 i është fshirë data por mbanë orën 20:30.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Dreka e Hajredin Kuçit me verëra italiane e spanjolle e shoqëruar me karkaleca deti

Hashim Thaçi pi verë që kushton 120 euro

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro