Mish qingji, viçi e peshku në drekën e Qeverisë Thaçi

294 euro janë harxhuar na buxheti i shtetit në drekën e 23 marsit 2011-të .

Fatura ndër të tjera përmban sasi mishi të viçit të paguara deri në 11 euro porcioni e po ashtu sasi mishi qingji të paguar deri në 12 euro e 50 centë porcioni,

Në drekën e qeverisë po ashtu është ngrënë peshk levrek me çmim prej 13 euro e salmon me vlerë 7.9 euro porcioni. Whiskey 18 vjeçar po ashtu ka shoqëruar darkën qeveritare ku sipas faturës janë pirë 4 copë Whiskey me vlerë prej 24 eurosh

Dreka është ngrënë në “Hotelin Emerald” ndërsa kontrata është nënshkruar në mes Zyrës së Kryeministrit Hashim Thaçi të përfaqësuar nga Abelard Tahiri dhe hotelit në fjalë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KALLXO.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

 

Shënim: Teksti ka pasur një keqkuptim në përkthimin e faturës tek mishi i qingjit gabim që është përmirësuar