
Nënkryetari i PDK-së investon në Bitcoin
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe këtë vit po vazhdon të merret me kryptovaluta.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Krasniqi ka njoftuar se posedon mbi 25 lloje të kryptovalutave që sipas llogaritjeve me çmimin real në treg i bie të ketë 50 mijë euro.
Krasniqi ka deklaruar se ka në pronësi 1.5 Bitcon që në vlerën e tashme monetare ka çmimin rreth 10 mijë e 500 euro.
Çmimi i tanishëm i një Bitcoin-i është 7 mijë e 19 euro.
Ai poshtua posedon edhe 30 Ethereum-a, një lloj tjetër i kryptovalutës. Përkthyer në euro, rreth 6 mijë e 500 euro.
Ai gjithashtu posedon edhe 1 mijë ETC (Ethereum Classic) që me vlerën e tashme në treg, i bie rreth 7 mijë në total.
Momentalisht 1 ETC në treg ka vlerën 7 euro.
