Makinat luksoze të Bekim Jasharit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar së ka më shumë para të gatshme këtë vit sesa ai paraprak.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, Jashari në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar së ka në zotësi të tij tri vetura për të cilat nuk e ka treguar markën. Ato kapin shifrat 30 mijë euro, 20 mijë euro dhe 16 mijë euro e që totali del të jetë 66 mijë euro.

I pari i Skenderajt ka deklaruar së ka pasuri të përbashkët një shtëpi 900 metra katror dhe 18 hektar tokë, por pa treguar vlerën e tyre.

Gjithashtu, sipas deklarimit të tij, pjesën si aksionar 50 për qind në Premium Group Kosova Sh.P.K e ka vlerësuar më 250 mijë euro kapitalin.

Ajo që vërehet dukshëm është rritja e shumave të parave të gatshme që figurojnë tre llogari bankare në emër të tij.

Në njërën llogari ai posedon 36 mijë e 909 euro, e që në vitin e kaluar ai i kishte 31 mijë e 796 euro.  Nga 18 mijë e 911 euro në 24 mijë e 729 euro dhe në të tretën i posedon 243 euro.

Pagën si kryetari i Komunës, në të hyrat vjetore e ka deklaruar 14 mijë 831 euro, ndërsa nga qiraja e pronës në të cilën ai është aksionar prej 20 për qind, e ka deklaruar së merr 27 mijë e 960 euro.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.