Komuna e Malishevës sqaron: Shpenzimet prej 890 euro për kafe e pije ishin për 15 muaj

Komuna e Malishevës ka reaguar pas publikimit të shkrimit në Kallxo.com lidhur me shpenzimet e kësaj komune në pije e kafe. Duke sqaruar se shpenzimet ishin jo për periudhën 2 mujore por për periudhën 15 mujore.

“E vërteta është krejt ndryshe prej asaj që ka shkuar autori.Nuk bëhet fjalë për periudhën dy muaj e gjysmë, por për periudhën rreth 15 muaj, përkatësisht nga marsi 2017, deri më 17 maj 2018. Në këto shpenzime të krijuara, janë mbi 800 vizita që ka pritur Kryetari i Komunës së Malishevës në zyrën tij, dhe ato janë vizita, grupore dhe individuale, që i bie se kanë qenë më shumë se 800 persona që ka pritur në zyrë” thuhet në reagimin e Komunës së Malishevës.

27/03/2019

Zyra e Kryetarit të Komunës së ka shpenzuar 890 e 40 cent vetëm për pijë për një periudhë rreth 14 muaj e gjysmë.

Sipas zyrës për informim të kësaj komune në këtë faturë janë llogaritur kafet, uji dhe pijet e tjera.

“Këto shpenzime janë krijuar me rastin e furnizimit me pije ( kafe, ujë, pije të gazuara dhe lëngje ) me rastin e vizitave që janë bërë zyrës së kryetarit për periudhën e lartcekur”, thuhet në përgjigjen e komuna së Malishevës.

Në këto vizita, që sipas zyrës për informim kanë qenë rreth 800 të tilla, zyra e Kryetarit ka shpenzuar 250 euro vetëm për kafe.

Për këtë periudhë, zyra e Kryetarit Ragip Begaj ka porositur 500 kafe me vlerë prej 250 euro.

Ndërsa për lëngje ka shpenzuar 124 euro. Zyra e Kryetarit ka porositur 155 pije të llojit “Bravo” për këtë periudhë kohore.

Ndërsa prej pijeve të gazuara, Zyra e Begajt ka porositur 143 copa. Prej tyre, 46 Coca Cola, 47 Fanta dhe 50 Schweppsa.  Kjo pije kishe kushtuar 0.80 euro copa.

Zyra e Kryetarit rekordin e ka shënuar me porositjen e pijeve “Laqin”. Për rreth 14 muaj e gjysmë ishin porositur 594 shishe “Laqin”, të cilët i kanë kushtuar buxhetit 297 euro. Për një “Laqin” është paguar 0.50 euro.

Ndërsa 105 euro, kjo zyre i ka shpenzuar për 210 çaja filter.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Fatura e Komunes se Malisheves

Shënim:

Artikulli është edituar në gabimin teknik për kohen e këtyre shpenzimeve

Shpenzimet janë kryer brenda 14 muajsh e jo 2.5 muajve sa ishte shkruar në artikullin bazik 

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.