Komuna e Rahovecit

Luksi i Komunës së Rahovecit në verë e raki

Komunës së vogël të Rahovecit nuk i mungojnë drekat e shtrenjta.

Në maj të 2017 zyrtarët e kësaj komune kishin shpenzuar 285 euro vetëm për një drekë, e cila përvec ushqimit ishte begatuar edhe me pije alkoolike.

70 euro të buxhetit të Komunës ishin shpenzuar vetëm për shishe të verës.

Zyrtarët e komunës së Rahovecit më 24 maj të 2017, kishin pirë 4 shishe verë të llojit “Cabernet Elephant” me vlerë totale 64 euro apo 16 euro për shishe.

Atyre nuk i kishin mjaftuar 4 shishe verë dhe kishin porositur edhe 4 gota të po kësaj verë, që kishin kushtuar 6 euro.

Përvec verës, komunarët e Rahovecit kishin pirë edhe 18 gota raki të dardhës që kishin kushtuar 9 euro si dhe dy birra.

Ndërsa për ushqim, disa prej tyre ishin përkujdesur të hanë mish bifteku, e disa tjerë ramsteku.

Ndërsa në menynë e tyre nuk kishin munuguar as akulloret, ku ishin shpenzuar 7 euro e 60 cent.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkava zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Fatura e Komunes se Rahovecit

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.