Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Levrek, kallamari e verë në drekën e Hashim Thaçit

Në kohën kur Hashim Thaci ishte kryeministër, vera italiane ‘Amarone’ ishte ndër produktet më të shpeshta të konsumuara nga zyra e tij.

Në faturën prej mbi 130 euro, 80 euro ishin shpenzuar për verën italiane, e 50 euro të tjera në levrek e kallamari në grill, sallatë avokado e ushqime tjera.

Dy levrekë në grill i kishin kushtuar arkës së shtetit 20 euro, një kallamari në grill 8 euro, një sallatë avokado 6 euro, një picë 6 euro, dy ujë në shishe 4 euro, bana kota 3 euro dhe 3 gota verë tjera 9 euro.

Fatura e tetorit të vitit 2011 peshonte 133 euro e 50 cent, ndërsa dreka zyrtare ishte ngrënë në hotel ‘Gorenje’.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Dreka e Hajredin Kuçit me verëra italiane e spanjolle e shoqëruar me karkaleca deti

Hashim Thaçi pi verë që kushton 120 euro

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro