Kryetari i Gjykatës së Gjakovës, me dy vetura në shtëpi të babës

Mandati i dytë në krye të Gjykatës së Gjakovës, Vaton Durgutin e ka gjetur pa prona të paluajtshme në emër të tij.

Durguti ka deklaruar pasuri të paluajtshme afër 113 mijë euro e cila është në pronësi të prindit të tij.

Durguti ka deklaruar një shtëpi me truall në sipërfaqe prej 4 ari, vlera e të cilit arrijnë shumën prej 80 mijë euro, një tokë punuese në vlerë tridhjetë 30 mijë euro dhe një tokë “Livadh” në vlerë 3 mijë euro.

E gjithë pasuria e paluajtshme është deklaruar si e trashëguar dhe në pronësi të babait të tij.

Në anën tjetër, i pari i gjykatës në Gjakovë ka deklaruar dy vetura, një  Nissan Almera në vlerë prej dymijë e pesëqind euro dhe një Opel Insignia në vlerë prej tetë mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në bankë, Vaton Durguti i ka të deklaruara 11 mijë e 170 e shtatëdhjetë euro e 51 cent.

Të hyrat vjetore të kryetarit Durguti brenda një viti arrijnë shifrën e 29 mijë e 605 euro e 28 cent.

Paga mujore si kryetar arrin shumën brenda një viti 26 mijë e 713 euro. Ndërsa Durguti merr edhe 1 mijë e 658 euro e 70 cent nga Akademia e Drejtësisë si ligjërues brenda vitit.

Në kundër të të hyrave mbi 29 mijë euro, Durguti ka deklaruar edhe disa detyrime që ka ndaj institucioneve financiare në vlerë prej 5 mijë e 600 euro në total.

Ndërsa, të hyrat e bashkëshortes së tij, për muajin Maj-Qershor dhe Dhjetor 2018 arrijnë vlerën  prej 1 mijë e 143 euro e 99 cent nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec.

Dërguti ka deklaruar edhe pensionet e prindërve.