Ragip begaj, NISMA, Malishevë, në Debat Pernime.

Kryetari deklaron se fiton nga bujqësia

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj megjithëse ka pasuri rreth gjysmë milioni, ai ka hyrë në kredi që ta rinovojë shtëpinë e tij.

Begaj në Agjencinë kundër Korrupsion ka deklaruar se ka rreth 280 mijë euro pasuri të paluajtshme që përfshin shtëpi, truall, tokë bujqësore, pyje dhe banesë.

Por, me gjithë këtë pasuri ai ka hyrë në kredi që ta rinovojë shtëpinë e tij, në vlerë 25 mijë euro në njërën nga bankat e Kosovës.

Si pasuri të luajtshme Begaj e ka deklaruar një veturë Mercedes të vitit 1999 që e ka vlerësuar me 5 mijë euro.

Përveç kësaj, Begaj po ashtu është pronar i kompanisë “Begaj Commerce” që e ka vlerësuar me kapital 80 mijë euro.

I pari i komunës së Malishevës po ashtu ka edhe para të gatshme që i ruan në një bankë të Kosovës, në vlerë 4 mijë e 500 euro.

Sa i përket të hyrave vjetore Ragip Begaj nga paga e tij ka 16 mijë e 668 euro ndërsa nga bujqësia merr 1 mijë euro.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.