Komunarët e Vushtrrisë hanë mbi 700 fileta pule

Në komunën e Vushtrrisë janë ngrënë brenda pak kohe 707 fileta pule.

Në faturat e drekave dhe darkava zyrtare të siguruara nga KALLXO.com, brenda periudhës maj, qershor dhe korrik të vitit të kaluar janë ngrënë mbi 707 fileta pule me sos të kërpudhave.

Një filetë pule me sos kishte kushtuar 2 euro e gjysmë.

Ndërsa totali i krejt këtyre filetave të pulës i ka kushtuar Komunës së Vushtrrisë 1 mijë e 767 euro e gjysmë (1,767.50euro).

Këto 707 fileta pule janë të faturuara në vetëm 20 fatura. Pra janë ngrënë në 20 takime.

Në të gjithë këto fatura, nuk specifikohet se për çfarë arsye janë porositur kaq shume fileta pule, mirëpo me laps janë të shkruara vetëm fjalët, “Arsimi – Trajnim”.

Kjo lë të nënkuptohet se këto shujta me fileta pule mund të jenë porositur për Drejtorinë e Arsimit.

Në faturat e analizuara nga KALLXO.com, më së shumti pula janë porositur gjatë muajit korrik.

Vetëm në datat 2, 3, 4 dhe 5 korrik janë porositur 338 fileta pule.

Ndërsa në datat 12, 13 dhe 14 korrik përmbajnë nga dy fatura në ditë.

Në datën 12 korrik janë porositur dy herë fileta pule, njëra faturë 15 file pule, ndërsa fatura tjetër 25 fileta pule.

Në datën 13 janë porositur njëherë 10 fileta pule, e pastaj edhe 25 fileta pule tjera, ndërsa me datën 14 korrik, njëherë ishin porositur 8 të tilla e pastaj edhe 25 të tjera.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve dhe zyrtarëve të komunave të Kosovës.

Faturat e analizuara nga KALLXO.com ku është ngrënë fileta pule.

20.05.2018 – 10 fileta pule me sos të kërpudhave/ 10×2.5= 25 euro

11.06.2018 – 29 fileta pule me sos të kërpudhave/ 29×2.5= 72.50euro

27.05.2018 – 10 fileta pule me sos të kërpudhave/  10×2.5= 25 euro

26.05.2018 – 11 fileta pule me sos të kërpudhave/  11×2.5= 27.50 euro

19.05.2018 – 10 fileta pule me sos të kërpudhave / 10×2.5= 25 euro

13.05.2018 – 31 fileta pule me sos të kërpudhave/  31×2.5= 77.50 euro

30.06.2018 – 85 fileta pule me sos të kërpudhave/ 85×2.5= 212.50 euro

04.07.2018 – 84 fileta pule me sos file të kërpudhave/ 84×2.5= 210 euro

02.07.2018 – 86 fileta pule me sos të kërpudhave/ 86×2.5= 215 euro

05.07.2018 – 84 fileta pule me sos të kërpudhave/ 84×2.5= 210 euro

03.07.2018 – 84 fileta pule me sos të kërpudhave/ 84×2.5= 210 euro

11.07.2018 – 25 fileta pule me sos të kërpudhave/ 25×2.5= 62.50 euro

10.07.2018 – 25 fileta pule me sos të kërpudhave/ 25×2.5= 62.50 euro

13.07.2018 – 10 fileta pule me sos të kërpudhave/ 10×2.5= 25 euro

14.07.2018 – 8 fileta pule me sos të kërpudhave/ 8×2.5= 20 euro

12.07.2018 – 15 fileta pule me sos të kërpudhave/ 15×2.5= 37.5 euro

09.07.2018 – 25 fileta pule me sos të kërpudhave/ 25×2.5= 62.5 euro

13.07.2018 – 25 fileta pule me sos të kërpudhave/ 25×2.5= 62.5 euro

12.07.2018 – 25 fileta pule me sos të kërpudhave/ 25×2.5= 62.5 euro

14.07.2018 – 25 fileta pule me sos të kërpudhave/ 25×2.5= 62.5 euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.