Komunarët e Vitisë të dhënë pas fliave e piteve vendore

Për dalim nga drekat me ushqime peshku e mishi të shtrenjtë të qeverisë Komuna e Vitisë po del të jetë e dhënë pas brumit e ëmbëlsirave.

Në drekat dhe darkat zyrtare të kësaj komune nuk mungojnë edhe ushqimet tradicionale shqiptare të cilat janë porositur nga zyrtarët e kësaj komune dhe paguar nga buxheti i po kësaj komune.

Faturat e KALLXO.com tregojnë se në sa paku 3 dreka zyrtare kjo komunë ka porositur ushqime tradicionale nga brumi.

Në drekën zyrtare të 26 janarit për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kësaj komune janë porositur 3 flija, 3 bakllava, 4 pite e 200 mantia.

Një fli ka kushtuar 25 euro, një bakllavë 16 euro, dhe një pite 12 euro, ndërsa një copë manti 13 cent.

Totali i kësaj drekë për këto ushqime ka kapur shifrën e 203 eurove në total.

Ndërsa në një rast tjetër, në muajin mars, Komuna e Vitisë kishte shpenzuar 124 euro për këto lloj ushqimesh.

Në këtë drekë, edhe pse është porositur më pak, çmimet kanë qenë më të shtrenjta.

Një pite me rreth në këtë drekë ka kushtuar 15 euro, ndërsa një pite misri ka kushtuar 20 euro. Edhe në këtë drekë gjithashtu ishte porositur bakllavë. Mirëpo, ndryshe prej drekës paraprake, bakllava në këtë rast ka kushtuar 25 euro, apo rreth 8 euro më shtrenjtë.

Ndërsa në drekën tjetër të shtruar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë shpenzuar 96 euro për këto lloj ushqimesh tradicionale.

Edhe në këtë drekë është ngrënë fli, pite, bakllavë, mantia e kifle.

KALLXO.com ka raportuar për shpenzime të tilla edhe në Komunën e Vushtrrisë.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e përfaqësuesve tjerë të komunave të Kosovës.


Drekat ku janë porositur ushqime tradicionale nga Komuna e Vitisë:

26 janar 2018

3 Flija  3×25,46= 76.38 euro
Bakllavë 3×16,84= 50.52 euro
Pite 4×12,71= 50,84 euro
Mantia 200×0.13= 26 euro

 

10 maj 2018 Nuk specifikohet emri i blerësit

Fli 1×25= 25 euro
Pite Misri 1×20= 20 euro
Pite me rreth 1×15= 15euro
Mantia 70×0.15= 10.50 euro
Kifle 90×0.15= 13.50 euro
Bakllavë 1×25= 25 euro
Tespishte 1×15=15 euro

 

21 mars 2018 QKMF “Nënë Tereza”

Fli 1×25= 25 euro
Pite misri 1×20=20 euro
Pite me rreth 1×15= 15 euro
Mantia 60×0.15= 9 euro
Kifle 80×0.15= 12 euro
Bakllavë 1×15= 15 euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.