Komunarët e Vitisë të apasionuar pas mishit të paguar me buxhet të Komunës

Zyrtarët e Komunës së  Vitisë, në listën e ushqimeve të preferuara, përveç flisë dhe bakllavës po del ta kenë edhe menynë e mishit të kombinuar, ku pjata mbushet me disa lloje të mishrave.

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare, të siguruara nga KALLXO.com, komunarët e Vitisë kanë ngrënë 982 porcione mishëra të kombinuar.

KALLXO.com ka analizuar 18 fatura, në të cilat është porositur mish i kombinuar dhe llogaritë kanë dhënë numrin e 982 porcioneve apo 4 mijë e 520 euro vetëm për porcione të mishrave të kombinuar.

Mirëpo ka edhe fatura të tjera të cilat poashtu kanë vlera të larta të shpenzimeve por nuk specifikohet se për çfarë ushqimi bëhet fjalë, në faturë figuron vetëm togfjalëshi ‘ushqim+pije’.

Sasinë më të madhe të mishin komunarët e Vitisë e kanë ngrënë në darkën e organizuar për Flakadanin e Karadakut. Manifestimi i cili në Komunën e Vitisë zgjati 3 ditë përfshiu 3 darka ‘gjigande’.

Darka e parë më 24 mars 2018 së bashku me pijet kushtoi 1150 euro dhe u hëngrën 230 mishëra të kombinuar të cilët kushtuan 920.

Ndërsa dy ditë më vonë 26 mars 2018, ‘apetiti’ për mish të kombinuar u rritë edhe më shumë, komunarët e Vitisë hëngrën 391 mishëra të kombinuar në vlerë  1564 euro, duke ia shtuar edhe pijet pas mishit, vlera arriti në 1955 euro.

Ndërsa në darkën e tretë pati ‘rënie’ të lehtë të apetitit, gjatë kësaj darke, janë ngrënë 244 mishëra të kombinuar të cilët kanë kushtuar 976 euro e duke i llogaritur edhe pijet, vlera e kësaj fature ka shkruar në 1220 euro.

KALLXO.com në kuadër të “Sa Han Kryetari”, ka publikuar edhe shkrime të tjera për Komunës së Vitisë si dhe komuna të tjera të Kosovës.

 

Drekat dhe darkat ku paraja publike është shpenzuar për menynë e mishit të kombinuar:

26 Janar 2018
24×2.53= 60.72 euro

2 mars 2018
4×8.5=34 euro

1 shkurt 2018
3×8.5=25 euro

31 dhjetor 2017
37×3=110euro

20 janar 2018
25×4=100euro

27 janar2018
20×4=80euro

17 shkurt 2018
14×3=42euro

18 maj 2018
16×4=64 euro

28 maj 2018
18×4=72euro

5 qershor 2018
17×8.5=144.50 euro

23 janar 2018
5×8.5=42.5 euro

15 mars 2018
3×8.5=25.50 euro

28 mars 2018
10×8.5=85euro

15 shkurt 2018
10×8.5=85 euro

27 shkurt 2018
11×8.5=95.50euro

24 mars 2018
230×4=920euro

26 mars 2018
391×4=1564 euro

25 mars 2018
244×4=976 euro

 

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.