Komunarët e Shtimes preferojnë sallatat

Për dallim nga faturat e komunave të tjera të Kosovës, të cilat janë të mbushura me mishra, komunarët e Shtimes siç duket preferojnë të ushqehen shëndetshëm.

Kjo sepse në bazë të faturave të drekave dhe darkave zyrtare të cilat i ka siguruara KALLXO.com, po del që ‘sallatat’ janë ushqimi i preferuar i tyre.

Në 13 fatura të cilat janë analizuar nga KALLXO.com, janë ngrënë gjithsej 460 sallata, të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar 1 mijë e 43 euro.

Edhe pse në shumicën e faturave nuk specifikohet se për çfarë lloji të sallatës bëhet fjalë, lista e sallatës së preferuar kryesohet nga ‘sallata mix’ ku janë ngrënë 195 porcione.

Më pak se ‘sallatën mix’ komunarët e Shtimes e kanë preferuar ‘sallatën e shtëpisë’ ku kanë porositur 30 sosh, ndërsa ‘sallatë pule’ kanë porositur vetëm 10 porcione.

Në shumicën e faturave të cilat kanë vlerë të lartë buxhetore, nuk specifikohet lloji i ushqimit që kanë ngrënë por vetëm togfjalëshi ‘ushqim+pije’.

KALLXO.com do të vazhdojë edhe me publikimin e shpenzimeve për dreka dhe darka të komunave të tjera të Kosovës në kuadër të dosjes ‘Sa han Kryetari’o

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.