Trofta Ilustrim: KALLXO.com

Komunarët e Shtimes adhurojnë peshkun e paguar nga buxheti i shtetit

Zyrtarët e Komunës së Shtimes po dalin të jenë të dhënë pas peshkut.

Në vetëm 5 dreka të cilat i ka analizuar KALLXO.com, komunarët e Shtimes kanë ngrënë 83 peshq, më së shumti prej tyre.

Në 3 dreka, një troftë është paguar 5 euro, ndërsa në një drekë tjetër çmimi për troftë ka qenë 6 euro.

Ndërsa dreka ku zyrtarët e Shtimes kanë ngrënë një lloj tjetër të peshkut, Levrekun është paguar 9 euro copa.

Në drekën e 26 shkurit të 2018 janë shpenzuar 75 euro për 15 peshq trofte. Më 5 mars janë shpenzuar 115 euro për 23 peshq trofte, ndërsa më 22 shkurt të 2018 janë shpenzuar 105 euro për 21 peshq trofte.

Ndërsa 54 euro ishin shpenzuar në një drekë tjetër të 9 majit të 2018. Në këtë drekë, çmimi i troftës ishte 1 euro më i shtrenjtë, ku një troftë ishte paguar 6 euro.

Ndërsa më 6 prill të vitit të kaluar komunarët e Shtimës kishin shpenzuar 135 euro për 15 peshk të llojit Levrek.

Në 5 dreka dhe darka zyrtare ku janë ngrënë 83 peshk, janë shpenzuar 484 euro.

KALLXO.com ka shkruar edhe për shpenzimet e zyrtarëve të Komunës së Shtimes për sallata, ku në 13 dreka dhe darka zyrtare kishin ngrënë 460 sallata, të cilat buxhetit të komunës i kishin kushtuar 1 mijë e 43 euro.

https://kallxo.com/dosja/komunaret-e-shtimes-preferojne-sallatat/

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kreytari” ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.