Komunarët e Shpend Ahmetit pinë Coca Cola zero me para të komunës

Komuna e Prishtinës, disa prej faturave të drekave dhe darkave zyrtare i bën publike në ueb-faqen e saj.

Për 6 muajt Janar-Qershor, Komuna e Prishtinës ka bërë publike vetëm 11 fatura të drekave dhe darkave zyrtare.

Në disa prej faturave nuk mungon pija e preferuar e kryetarit të komunës, Coca Cola Zero.

Në faturën e drekës së 28 shkurtit të vitit të kaluar janë pirë 2 CocaCola zero, ndërsa e gjithë dreka ka kushtuar 147 euro.

Kjo pije e preferuar e kryetarit Shpend Ahmeti është pirë edhe në një organizim tjetër të komunës. Gjatë drekës me aksionarët e ndërmarrjeve publike të Komunës së Prishtinës janë pirë 4 Coca Cola të tilla, ndërsa e gjithë dreka në këtë rast kishte kushtuar 335 euro.

Në shumicën prej faturave nuk janë të detajizuara se cfarë është ngrënë apo pirë me para të buxhetit.

Në disa prej tyre përshkruhet vetëm me fjalët, ushqim + pije, pa dhënë detaje më shumë se cfarë saktësisht është porositur në atë drekë zyrtare.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të paraqiten faturat e drekave dhe darkave zyrtare të përfaqësuesve të komunës së Prishtinës.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.