Komunarët e Malishevës të dhënë pas hamburgerëve

Komunarët e Malishevës ndonëse shumicën e faturave të drekave dhe darkave zyrtare i kanë të arsyetuara me togfjalëshin ‘ushqim+pije’  në 3 faturat e analizuara, rezulton se këta të fundit e pëlqejnë shumë hamburgerin.

Komunarët e Malishevës në faturat e analizuara nga KALLXO.com  kanë ngrënë 830 hamburgerë të cilat buxhetit të kësaj Komune i kanë kushtuar hiç më pak se 790 euro.

Shumica e faturave të kësaj Komune posedojnë vlera të larta të shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare, siç është rasti tek fatura e 16 qershorit, datë në të cilën është çliruar kjo komunë, ku janë shpenzuar 1 mijë e 352 euro nga komunarët por pa u treguar se për çfarë produkte bëhet fjalë.

Në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari, KALLXO.com është duke i publikuar shpenzimet e Komunave të Kosovës për dreka dhe darka zyrtare.

15 janar 2018

300×0.50=150euro

5 mars 2018

100×1=100euro

27 qeshor 2018 dhe 29 qershor 2018

430×1.00=540euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.