Kryetari i Istogut Haki Rugova | Foto: Atdhe Mulla
Komunarët e Istogut merakli të birrave e rakisë
Dosja SaHanShefi ka zbuluar se zyrtarët e Komunës së Istogut zhegun e pranverës e verës e shuajnë me alkool, kryesisht me birra të Pejës.
Në 13 fatura të drekave dhe darkave zyrtarë të kësaj komuna e të analizuara nga KALLXO.com, zyrtarët e kësaj komune kanë pirë rreth 200 birra e mbi 40 gota raki.
Të gjitha këto të paguara nga buxheti i kësaj komune të vogël.
Zyrtarët e Komunës së Istogut kanë pirë 142 birra të Pejës të cilat kanë kushtuar 142 euro apo 1 euro për copë.
Përveç birrave në shishe, komunarët kanë pirë edhe birra kriko, 0.3 litërshe dhe 0.5 litërshe. 15 prej tyre 0.3 litërshe, dhe 12 0.5 litërshe.
Kriko e vogël ishte paguar 1 euro, ndërsa e madhe 1.5 euro.
Ata nuk i kanë lënë anash edhe konsumimin e birrës nga shtetit fqinjë, Mali i Zi.
KALLXO.com ka gjetur se janë konsumuar edhe 22 birra të llojit “Nikshiq”, që prodhohen në Nikshqi të Malit të Zi.
Përveç birrave edhe rakia e shtëpisë ka qenë e pranishme në disa dreka e darka zyrtare të këtyre zyrtareve. Një birrë e Nikshqit sipas faturave, ka kushtuar 1 euro.
KALLXO.com ka gjetur se në 13 dreka janë konsumuar 44 gota të rakisë së shpisë. Vlera e një gote kishte kushtuar 1 euro.
Ndërsa 50 euro tjera janë shpenzuar për shishe të ndryshme të verës.
Shumë prej faturave tjera që i ka siguruar KALLXO.com nuk specifikohet se për çfarë produkte janë shpenzuar paratë e Komunës. Krejt çka shkruhet në to është ushqim dhe pije.
Kjo mënyrë e arsyetimit të shpenzimeve nuk është përdorur vetëm nga zyrtarët e Komunës së Istogut, por pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës ka fatura të tilla.
KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e përfaqësuesve tjerë të komunave të Kosovës.
Drekat zyrtare të Komunës së Istogut ku janë konsumuar pije alkoolike`
19 Korrik 2018
Birra e Pejës 3×1= 3 euro
25 gusht 2018
Raki Shpije 6×1= 6 euro
Birra Pejës 11×1= 11 euro
25 qershor
Birra e Pejës 4×1.5= 6 euro
21 qershor 2018
Birra e Pejës 16×1=16 euro
Raki shpijë 12×1= 12 euro
Verë 1×15= 15 euro
27 qershor 2018
Birra e Pejës 17×1= 17 euro
7 qershor 2018
Birra e Pejës 4×1= 4 euro
Raki shpije 4×1= 4euro
22 qershor 2018
Birra e Pejës 5×1= 5 euro
28 qershor 2018
Birra e Pejës 2×1= 2euro
Raki shpije 6×1= 6euro
3 maj 2018
Birra e Pejës 33×1= 33euro
Birra Nikshiqi 17×1= 17 euro
Birrë Kriko 0.33 11×1=11 euro
Birrë Kriko 0.5 8×1.5= 12 euro
11 maj 2018
Birra e Pejës 33×1= 33 euro
Raki Shpije 14×1=14 euro
Birre kriki 0.33 4×1= 4 euro
22 maj 2018
Birrë e Pejës 11×1= 11 euro
Raki shpije 2×1= 2 euro
Vranac 1×15= 15 euro
Pilot Noir Theranda 2×10= 20 euro
Birre kriko 0.5 4×1.5 = 6euro
12 maj 2018
Birra e Pejës 3×1= 3 euro
Birrë Nikshiqi 3×1= 3 euro
18 maj 2018
Birra Nikshqi 2×1= 2 euro
Totali i shpenzimeve
Birra te Pejës = 142 x 1 = 142 euro,
Birra Kriko 0.3 = 15 x 1 = 15 euro,
Birra Kriko 0.5 = 12 x 1.5 = 18 euro,
Birra Nikshiqi = 22 x 1 = 22 euro,
Raki Shpije = 44 x 1 = 44 euro,
Verë = 50 euro
Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.