Komunarët e Gjakovës e mbushin sofrën përplot me mish

Sofra e kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është e mbushur përplot mish duke u nisur nga ato më të shtrenjtat e deri tek qebapat në tavë të cilat kanë një çmim më të ulët.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari ka analizuar 11- të fatura të drekave dhe darkave të kabintetit të kryetarit Gjini, në këto fatura vërehet një sasi e madhe porcioneve të mishit të konsumuar i cili buxhetit të komunës i ka kushtuar hiq më pak se 824.51euro.

Në këto fatura  zyrtarët nga kabineti i kryetarit Gjini kanë ngrënë 122 porcione të ndryshme të mishrave.

Listën e mishrave më të konsumuara e kryeson oferta me muskuj viqi 37 porcione, pastaj mishi i kombinuar 26 porcione, pastaj bifteku natyral 20 porcione për të vazhduar me specialitetin e njohur si Skënderbeg, ramstek, qofte e kështu me radhë.

Ndonëse merakli të mishit, komunarët e Gjakovës më se paku kanë pëlqyer specialitetin e njohur si muskul edhi ku kanë ngrënë vetëm një porcion.

Sesa mirëpritësa janë komunarët e Gjakovës ndaj delegacioneve e vizitorëve nuk kemi arritur ta shohim, kjo sepse shumica e faturave të paguara për qëllime të tilla janë të shoqëruara me tog fjalëshin ‘ushqim dhe pije’.

 8 maj 2018

Muskul në tavë 8×6.50=52.00euro

Biftek natyral 1×7.00=7euro

Skenderbeg Cordon Blue 1×6.00=6euro

15 gusht 2018

Biftek natyral 3×8.00=24.00euro

Ramstek 3×6.50=19.50euro

Qofte në tavë 4×2.40=9.60euro

16gusht 2018

Mish I kombinuar 3×30=90euro

11 maj 2018

Mish i kombinuar 2×7.00=14euro

Skenderbeg viqi 1×7.00-7euro

Mish Edhi 1×8.00=8euro

21 qershor 2010

Mish i kombinuar 9×7.00=63 euro

Qofte në tavë 1×3.50=3.50euro

17janar 2018

Biftek natyral 3×7.00=21euro

Muskul në tavë 2×6.50=13euro

 

7shkurt 2018

Biftek natyral 4×7.00=18euro

Skenderbeg Cordon Blue 3×6.00=18euro

Ramstek 1×6.00=6euro

Muskul në tavë 2×6.50=13 euro

Biftek natyral 7×7=49euro

Ramstek 4×6=24euro

Qofte në tavë 6×2.00=12euro

29janar 2018

Mish i kombinuar 15×7=105euro

4 janar 2018

Biftek natyral 2×7.00=14euro

3 shkurt 2018

Oferta me muskuj viqi 37×6.00=222euro

7 maj 2018

Ramstek 1×6.oo=6euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.