Komuna e shpenzon buxhetin për çamçakëz 'Orbit'

Zyrtarët e Komunës së Obiliqit kanë shfrytëzuar buxhetin e Komunës për të blerë çamçakëz “Orbit”.

Në faturën me vlerë prej 61 euro, të cilën e ka siguruar KALLXO.com,  figuron edhe blerja e 3 çamçakëzëve më të shtrenjtë “Orbit”. Aty ishin blerë 3 “Orbit” me vlerë totale 2 euro e 97 centë.

Në arsyetimin e pagesës thuhet se këto shpenzime janë bërë gjatë një kokteji të Kuvendit Komunal për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Kërkoj nga ju që të lejoni mjetet për pagesën e faturës nr. F-01/102 e dt. 17.02.2018 në vlerë prej 61.83 euro për risi NTP, është mbajtur koktel me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal për festën e Pavarësisë, sipas vendimit të Kryeministrit”, thuhet në kërkesën e Drejtorisë për të bërë pagesën e faturës.

Përveç “Orbit”-ave në këtë faturë figuron edhe blerja e palomave të lagëta si dhe aromë për pastrimin e ajrit nëpër hapësira të mbyllura.

Në këtë faturë figuron edhe blerja e farave, kikirikëve e çipsave.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Fatura e Komunes se Obiliqit ku figuron blerja e orbitave me para te buxhetit Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.