Komuna e Ramiz Lladrovcit shpenzon mbi 700 euro për dreka

Komuna e Drenasit të paktën në 4 raste e ka shpenzuar buxhetin e Komunës për të organizuar koktej për punëtorët të cilët janë pensionuar.

Në faturat të cilat KALLXO.com i ka siguruar përmes kërkesës në qasje në dokumente publike, kemi gjetur 4 fatura të koktejeve/drekave që janë shtruar për nder të punëtorëve të Komunës që kanë dalë në pension. Totali i këtyre 4 organizimeve në nder të pensionistëve të Komunës ka kushtuar rreth 760 euro.

Më 6 qershor të vitit 2018, kur ishte pensionuar zyrtari Tafil Hasani, Komuna e Drenasit kishte shpenzuar 136 euro për drekë zyrtare.

Në këtë drekë janë ngrënë 16 kombinime të mishin, 16 sallata mix, 16 kafe dhe 8 shishe ujë 0.75 litërshe.

Ndërsa një rast tjetër i pensionimit që ishte shoqëruar me koktej është pensionimi i punëtorët  Shehide Bytyqi e cila ishte pensionuar me 14 prill 2018. Për këtë koktej ishin shpenzuar 199 euro e 90 cent.

91 euro ishin shpenzuar për pije të gazuara, 90 euro për Ordivera dhe 18 euro 90 cent për lëngje.

Komuna kishte organizuar koktej edhe për pensionimin e punëtorit Sejdi Demaku, për të cilin ishin shpenzuar 180 euro.  Sejdi Demaku ishte pensionuar më 31 janar të vitit të kaluar.

Ndërsa 245 euro ishin shpenzuar për organizmin e koktejit të pensionimit të punëtorit të Drejtorisë së Insepekcionit, Emin Hajdari.

“Kemi kërkuar shpenzimin e këtyre mjeteve për pagesën e kësaj fature për koktej rasti të organizuar me rastin e pensionimit të punëtorit Emin Hajdari të Drejtorisë së Inspekcionit”, thuhet në kërkesën për kryerjen e kësaj pagese.

KALLXO.com ka publikuar dosjen “Sa Han Kryetari”, në të cilën janë publikuar shpenzimet e kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve të tjerë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.

20 Prill 2019 - 15:13

Taulant Osmani 20/04/2019 - 15:13
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend