Komuna e Pejës paguan Bakllava me para të buxhetit

Zyrtarët e Komunës së Pejës e kanë shpenzuar buxhetin e kësaj të fundit për 377 euro për vetëm një drekë zyrtare.

Në Janar të 2018, drejtoria e Arsimit të Komunës së Pejës kishte shtruar drekë zyrtare ku ishin ngrënë 15 oferta ditore, e cila përfshinte biftekun.

Një ofertë ditore kishte kushtuar 12 euro, ndërsa totali vetëm për 15 menyja kishte kushtuar 180 euro.

Në këtë drekë ishin ngrënë edhe 2 salmona me vlerë totale 24 euro si dhe 14 qorba të viqit me vlerë totale prej 35 euro.

Një drekë e tillë me mish e yndyrë nuk mund të shkonte pa ëmbëlsirë. Zyrtarët e komunës në këtë drekë kishin porositur edhe 16 bakllava.

Një porcion bakllavë kishte kushtuar 1 euro, ndërsa totali 16 euro.

Në këtë drekë nuk kishte munguar as konsumimi i pijeve alkoolike. Të pranishmit kishin konsumuar birra të Pejës e verë Aleksandria.

Fatura e Komunes se Pejes per nje dreke

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.

11 Mars 2019 - 21:47

Taulant Osmani 11/03/2019 - 21:47
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend