Komuna e Lipjanit i shpenzon 122 euro në "Suxhuk të shtëpisë"

Komuna e Lipjanit kishte shpenzuar reth 1 mijë euro për drekë zyrtarë gjatë festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo drekë ishte shtruar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në faturën e kësaj drekë, në të cilën totali i produktit ishte llogaritur pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) ka pasur, suxuk shtëpie, mish viqi, mish pule, pije e sallatë.

203 euro pa tvsh ishin shpenzuar për sallatë. Ndësa për pije ishin shpenzuar mbi 100 euro.

Suxhuku i shtëpisë i kishte kushtuar 122 euro komunës.

Ushqimi më i shtrejtë në këtë drekë për komunarët e Lipjanit kishte qenë mishi i viqit dhe mishi i bardhë.

Nga 152 euro ishin shpenzuar për mishin viqi dhe mish të bardhë apo në total 304 euro.

Ndërsa 50 euro ishin shpenzuar për kafe dhe 50 euro tjera për shishe të ujit.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kreytari” ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Fatura e Komunes se Lipjanit per 10 vjetorin e Pavaresise

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.