Komuna e Lipjanit i qarros me sallata basketbollistët

Pasi që basketbollistët e Lipjanit kishte korrur suksese në garat e kësaj loje duke arritur në elitën e basketbollit kosovar, komuna i kishte gëzuar me një drekë.

Komuna e Lipjanit kishte shpenzuar 171 euro në një drekë më basketbollistët e klubit të Lipjanit.

Këtë drekë komuna e kishte shtruar pasi që basketbollistët e këtij klubi kishin arritur të kualifikoheshin në superligë.

Në këtë drekë ishin ngrënë 32 sallata të pulës dhe ishin porositur 64 pije të ndryshme.

Dreka ishte shtruar më 3 maj të vitit të kaluar.

“Me anë të këtij raporti e njoftoj drejtoratin për Buxhet dhe Financa se darka e organizuar me rastin e hyrjes në superligë të klubit basketbollistik Lipjani. Shërbimi dhe furnizimi është ofruar sipas kërkesës”, thuhet në kërkesën për kryerjen e pagesës së kësaj fature.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Dreka e Komunes se Lipjanit per basketbollistet Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.