Komuna e Kaçanikut pret mysafiret nga Maqedonia  me raki e mish qengji

Mirëpritja e mysafirëve me alkool, siç duket është bërë traditë e sofrave të komunave të Kosovës.

Në listën e Komunave të cilat me buxhetin e shpenzojnë në alkool është edhe komuna e Kaçanikut.

Ndonëse vetëm 19 fatura të shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare, KALLXO.com ka vërejtur se edhe Komuna e Kaçanikut blenë alkool me buxhetin e vogël të komunës.

Në drekën e datës 15 gushtë 2018, përveç mishit të qengjit u konsumuan edhe 14 gota të rakisë të cilat kushtuan 21 euro.

Në bazë të arsyetimit të Komunës, kjo drekë ‘pune’ ishte shtruar me rastin e takimit të dy zëvendësministrave.

“ Raport për drekë pune me rastin e takimit të dy zëvendës kryeministrave, ai i Republikës së Kosovës dhe i Maqedonisë”, thuhet në arsyetimin e komunës.

E gjitha kjo drekë buxhetit të komunës I kushtoi 231 euro e 50 cent dhe në të përveç rakisë u konsumua edhe një sasi e madhe e mishit.

Të ftuarit në këtë drekë më së shumti konsumuan mishin e kombinuar, ku hëngrën 10 porcione të cilat buxhetit të komunës i kushtuan 70 euro, përveç mishit të kombinuar komunarët e Kaçanikut konsumuan edhe mishi i qengjit ku u hëngrën 6 porcione të cilat kushtuan 51 euro.

Ndërsa i gjithë ky mish u shoqërua edhe me sallata greke ku u konsumuan 16 sosh që kushtuan 40 euro.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari ka publikuar faturat e të gjitha komunave të cilat buxhetin e komunës e kanë shpenzuar për të blerë alkool.

 

Kombinim Mishi 10×7=70euro

Mish Qengji 6×8.50=51euro

Pogaqe 15×1=15euro

Sallatë greke 16×2.50 =40 euro

Ujë 1 litër 7×1.50=10.50euro

Ujë 0,25   1×0.50=0.50euro

Kola 7×1=7euro

Kafe 1×0.50=0.50euro

Raki 14.1.50=21 euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.