Komuna e Gjakovës i gostitë me pop-kek pjesmarrësit në testin Pisa

Ndonëse rezultatet e testit PISA për vitin 2018-të ende nuk janë publikuar, në shkollën SH.F.M.U. Zekerija Rexha të Komunës së Gjakovës është paguar fatura e ushqimit.

Në faturat e analizuara nga KALLXO.com, shihet se nga data 14 prill deri në datën 23 prill, punëtorët e kësaj shkolle janë përkujdesur që të konsumojnë një sasi të madhe të produkteve ushqimore dhe pijeve të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar hiq më pak se 262 euro.

Tosti kryeson listën e ushqimeve të preferuar me gjithsej 109 sosh të cilat buxhetit të komunës i kanë kushtuar 54.50euro, më pak se tostin ata kanë preferuar picën 36 sosh të cilat kanë kushtuar 54 euro, ndërsa më së paku kanë preferuar sendviqin ku kanë ngrënë 12 në vlerë prej 18 eurove 18euro.

Përveç tostave, sendviqave dhe picave, si desert këta punëtorë kanë konsumuar popokekun me gjithsej 82 sosh të cilat kanë kushtuat 24.60euro.

Ndërsa drekën e kanë përfunduar me kafe ku kanë konsumuar 30 sosh që kanë kushtuar 15euro, ose edhe pije të cilat janë të shkruara si ‘kanaqe’ janë konsumuar 46 sosh, ndërsa më së shumti është konsumuar uji me 245 shishe të cilat kanë kushtuar 73.50 euro.

KALLXO.com ka kontaktuar komunën e Gjakovës si dhe drejtorinë e arsimit që të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë organizim, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë dhënë përgjigje.

KALLXO.com do të vazhdoj me publikimin e faturave të shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare për të gjitha komunat e Kosovës

 

Popkeka 82×0.30=24.60euro

Tosta 109×0.50=54.50euro

Pica 36 x1.50=54euro

Sendviqa 12×1.50=18euro

Ujë Shishe 245×0.30=73.50euro

Kanaqe 46×0.50=23euro

Kafe 30×0.50=15euro

Totali i faturës 262.60euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.