Komuna e Ferizajt për veteranët pasul me mish, ndërsa për vete salmon e verë

Komuna e Ferizajt më 16 korrik të vitit të kaluar u kishte shtruar drekë 200 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

16 korriku në Ferizaj njihet edhe si dita e veteranëve.

Për drekë, veteranët pjesëmarrës e kishin pasur menunë e “varfër”.

Përderisa në takime të llojeve tjera, zyrtarët e Komunës vizitonin restorante me menuja të pasura për nga llojet e ushqimit, veterënt e UCK-së, ata kishin vendosur t’i nderonin me një drekë në njërën nga gjelltoret e Ferizajit.

Krejt cfarë kishin ngrënë, veteranët e pranishëm kishte qenë pasul me mish dhe sallatë, shkruan KALLXO.com

Dreka për 200 veteranë, Komunës së Ferizajt që drejtohet prej Agim Aliu të PDK-së, kushtoi 400 euro.

Një pasul me mish, plus sallata për person, i kishte kushtuar Komunës së Ferizaj 2 euro në total.

Mirëpo, në faturat e tjera të cilat i posedon KALLXO.com, zyrtarët e Komunës së Ferizajt nuk ka hezituar që në drekat e tjera të hanë mish peshku salmon, biftek, ramstek, të pijnë shishe të verës e pije të ndryshme alkoolike.

Në shkrimet tjera, KALLXO.com do të publikoj faturat ku zyrtarët e Komunës së Ferizajt me para të buxhetit të Komunës kanë ngrënë dreka luksoze dhe kanë pirë alkool.

KALLXO.com do të publikoj edhe fatura tjera të shpenzimeve për dreka e darka zyrtare të Komunës së Ferizajt, por edhe të komunave tjera të Republikës së Kosovës.

Fatura e Drekes se Komunes se Ferizaj per veteranet Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.