Kjo është pasuria e vajzës deputete të Gani Gecit

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar në pronësi të përbashkët se posedon një shtëpi në vlerë prej 60 mijë euro, 120 metra katrorë, të trashëguar.

Ajo ka deklaruar një tokë prej 1.5 hektarë në pronësi të përbashkët të trashëguar në vlerë prej 40 mijë eurove. Dhe një banesë prej 88 metra katrorë në pronësi të përbashkët, të blerë, në vlerë prej 60 mijë eurove.

Geci po ashtu ka deklaruar një veturë në pronësi të prindit të blerë në vitin 2008 në vlerë të 6 mijë eurove dhe një veturë tjetër në pronësi të përbashkët në vlerë prej 5 mijë eurove.

Sa i përket parave të gatshme, Geci ka deklaruar se ka 1 mijë e 500 euro në një bankë, ndërsa në emër të bashkëshortit ka deklaruar 600 euro të tjera në një bankë tjetër.

Geci ka deklaruar se ka një kredi në emër të saj prej 30 mijë eurove, për blerjen e banesë, ndërsa po ashtu ka deklaruar në emër të bashkëshortit një kredi tjetër prej 30 mijë eurove, gjithashtu për blerjen e banesës.

Kurse sa i përket pagës, ajo ka deklaruar 300 euro pagë mujore si asistente në Universitetin e Prizrenit dhe 1,300 euro si deputete në Kuvendin e Kosovës.