Asamblisti i LDK-së në Komunën e Fushë Kosovës, Foto: Facebook

Kjo është pasuria e asamblistit doktor të LDK-së në Fushë Kosovë

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Fushë Kosovës, Remzi Shala në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se 4,320.00 euro i posedon në bankë para të gatshme.

Shala gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij në bankë i ruan 3,500.00 euro.

Asamblisti ndër të tjera ka deklaruar edhe shtëpi, tokë e lokal.

Në regjistër të AKK-së, ai ka deklaruar shtëpinë me vlerë 80 mijë e euro me pronësi të përbashkët, tokën me vlerë 71,840.00 euro në pronësi të tijën si dhe një lokal me vlerë 28 mijë euro, për blerjen e të cilit thotë se ka detyrime financiare.

Këshilltari Komunal mes tjerash, ka deklaruar në pronësinë e tij edhe një veturë me vlerë 3,200.00 euro.

Të hyrat vjetore të asamblistit të LDK-së kapin vlerën 12,540.00 euro, ndërkaq të bashkëshortes 4500 euro, si dhe të prindit 1080 euro.

Pozitat e Shalës që i ka deklaruar në AKK janë, këshilltar komunal, shef i Mjekësisë Familjare dhe mbikëqyrës i pajisjeve medicinale.