Kadri Veseli - FOTO KALLXO - 06.02.2019

Kadri Veseli adhurues i ‘Crostini Con Mozzarella’

Një faturë me plot emra ushqimesh italiane, të shkruara po ashtu në italisht, është njëra ndër faturat e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Më 20 tetor të 2017-tës, dy ditë para ditës së zgjedhjeve lokale, në orën 12:52 në faqen zyrtare në Facebook, Kadri Veseli kishte hyrë live nga qyteti i Skenderajt.

Po në këtë ditë, vetëm pak minuta më vonë, në orën 13:10 në restoran ‘Basilico’ në Prishtinë, Veseli kishte shpenzuar rreth 160 euro në një drekë zyrtare.

Në faturat e shpenzimeve të kabinetit të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, të cilat i ka marr BIRN,  shihet se në drekën e kësaj date, të shtruar nga Veseli.

Kjo faturë ka mish që në menynë italiane quhet ‘Tagliata’, e i cili kushton 10 euro e 910 cent. Një tjetër ushqim Italian është lloj buke e vogël me djath që quhet ‘Crostini Con Mozzarella’ e që kushton 4 euro e 50 cent.

Po ashtu pjesë e faturës është edhe peshk salmoni, që në meny ka emrin ‘Salmone Alla Griglia’ e që kushton 10 euro e 90 cent. Një tjetër lloj mishi i konsumuar është ‘Fegati Di Vitello’ e që kushton 6 euro e 50 cent.

Produkt tjetër i konsumuar është oriz me fruta deti, e quajtur ‘Rissotto Fruta di Mare’ që kushton 6 euro e 50 cent. Po ashtu ka edhe shpageta me fruta deti, të quajtura ‘Spagetti Gamberoni’, që kushton 7 euro e 90 cent.

Dy produkte tjera të konsumuara janë peshku në furrë ‘Orata Al Forno’ që kushton 10 euro e 90 cent dhe ‘Gnochi Gorgonzolla’ 5 euro e 90 cent.

Është konsumuar edhe sallatë me emrin ‘Insalata Mista’ që kushton 2 euro e 80 cent’. Si dhe ‘Bruschetta’ që kushtojnë2 euro e 20 cent.

Në këtë faturë ka dy supë broccoli e dy supë domtesh, të cilat kushtojë nga 2 euro e 50 cent, e që i bie 10 euro në supa. Si dhe 4 panna cotta në vlerë 10 euro.

Janë konsumuar edhe 34 produkte të emëruara me ‘extra’, në total 34 euro.

Janë konsumuar 4 shishe ujë ‘Aqua Panna’, ku shishja 0.75l kushton 2 euro e gjysmë, ndërsa në total i bie 10 euro. Po ashtu është konsumuar edhe tortë ‘Tiramisu’ që kushton 2 euro e 50 cent.

Në total kjo faturë e datës 20 tetor 2017 i ka kushtuar arkës së shtetit 144 euro e 20 cent.

Por, po këtë ditë, në restorantin e njëjtë, në orën 12:02 është faturuar edhe një tjetër drekë 14 euro e gjysmë, që përmban dy pasta dhe dy shishe ujë.

Në këtë faturë është një pasta me brokoli, ‘Orichette Broccoli; që kushton 5 euro e gjysmë, dhe  një pasta tjetër ‘Pappardelle Porcini’ që kushton 6 euro e gjysmë dhe dy ujë ‘Aqua Panna’ në vlerë 5 euro.

Në total dy faturat e kësaj janë 185 euro e 70 cent.

Referuar kalendarit në faqen zyrtare, më 20 tetor 2017, Kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur asnjë mbledhje a aktivitet.

Ndryshe, përshkrimet e produkteve italiane i ka bërë BIRN duke kërkuar me emrat e ushqimeve në fatura.

BIRN do të publikojë faturat e Kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kabinetit të tij për një vit, që nga shtatori 2017 deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Ndryshe, në gusht BIRN ka publikuar dosjen e faturave të Hashim Thaçit dhe kabinetit të tij.