Kabineti i Kadri Veselit i harxhon 147 euro për Oktapod

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, për drekë i pari i Kuvendit kishte ngrënë Oktapod.

Pas takimit me shefen e BE-së, Natalia Apostolova dhe ambasadorët e vendeve të BE-së, i pari i Kuvendit kishte ngrënë drekën në restorantin e peshkut “Vela”, e mesh tjerash fatura e datës 6 dhjetor ka edhe Oktapod në vlerë 147 euro dhe levrek deti në vlerë 43 euro.

Veç këtyre, në këtë drekë është konsumuar edhe koc zgare 16 euro, krudo mix 18 euro supë peshku 6 euro dhe verë në gotë 3 euro e ujë rugove 8 euro.

Në total kjo faturë e lëshuar në orën 15:00 është 108 euro e 40 cent.

BIRN do të publikojë faturat e Kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kabinetit të tij për një vit, që nga shtatori 2017 deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Ndryshe, në gusht BIRN ka publikuar dosjen e faturave të Hashim Thaçit dhe kabinetit të tij.