Ish- Sekretari i AAK-së, aksionar në biznesin 'Banka e Diasporës'

Ish- sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka deklaruar se është aksionar në Bankën e Diasporës.

Tolaj që nga nëntori i vitit të kaluar është zgjedhur në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se ka aksione në pesë biznese.

25% të aksioneve i ka biznesin ‘Bankën e Diasporës;, 25% të tjera i ka në kompaninë Urban Mag.net, 50% të aksioneve të cilat janë në emër të bashkëshortes së tij,  i ka deklaruar se i ka në kompaninë EMP, 50% të aksioneve i ka edhe në kompaninë EagleGroup, ndërsa është pronar me 100% të aksioneve në kompaninë Global Potreleum Kosova.

Për këtë të fundit, Tolaj ka dhënë edhe një sqarim te të dhënat shtesë.

“Ndermarrja e deklaruar Global Petroleum Kosova dhe Eaglegroup janë jo funksionale dhe nuk realizojnë qarkullim apo veprimtari biznesore”, ka sqaruar Tolaj për AKK.

Tolaj ka deklaruar se posedon vetëm një tokë bujqësore në emër të tij vlera e së cilës është 22 mijë euro, të cilën e ka blerë nga kursimet.

30 mijë euro është shuma e dy veturave të deklaruara nga Tolaj. Vetura Hunday vlera e së cilës është 5 mijë euro është deklaruar në emër të bashkëshortes së tij ndërsa vetura Renault e cila është deklaruar në emër të tij ka vlerën 25 mijë euro.

Ish- sekretari i AKK-së ka deklaruar se posedon 7 mijë e 860 kesh në institucione financiare ndërsa ka kredi në vlerë të 33 mijë eurove.

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka deklaruar se paga e tij mujore është 5 mijë e 78 euro, ndërsa vlera për një vit e kësaj page si e hyrë vjetore për Tolajn është 60 mijë e 936 euro.

Tolaj ka deklaruar edhe se ka marrë pagë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës në vlerë prej 4 mijë e 401 euro.

Paga e Tolajt llogaritet më e lartë se e Kryeministrit Haradinaj dhe e Presidentit Thaçi.

Të hyrat e bashkëshortes së Tolajt nga biznesi EMP është 9 mijë e 748 euro ndërsa pagesat për shërbimet shtesë nga EMP janë 3 mijë e 300 euro.

Tolaj ka deklaruar edhe se merr pagë nga “Gentrinke Vrella” shuma e së cilës është 877 euro.

Ai merr edhe bonus nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vlerë prej 3 mijë e 597 eurove.

https://kallxo.com/ish-zyrtari-i-aak-se-emerohet-drejtor-menaxhues-i-akp-se/

Titulli i tekstit është ndryshuar pas sqarimeve që kemi arritur t’i marrim nga Tolaj se “Banka e Diasporës” është biznes i ri, i themeluar në vitin 2018 dhe nuk ka pas shit-blerje të aksioneve.