Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë

I pari i Vitisë me 32 mijë euro kesh

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitiës në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka pasuri në vlerë 269 mijë e 177 euro.

Pasuria e tij e paluajtshme prek shumën e 195 mijë eurosh dhe e gjithë kjo me vetëm një tokë dhe një shtëpi, që i ka deklaruar si trashëgimi nga prindi.

Haliti po ashtu ka një veturë “Passat” të vitit 2015,  të cilën e ka vlerësuar 15 mijë euro dhe ka thënë që e ka blerë me kredi.

I pari i komunës së Vitisë ka edhe para të gatshme. Ai në AKK ka deklaruar se posedon 32 mijë euro në një bankë të Kosovës.

Haliti po ashtu ka deklaruar se ka të hyra vjetore që prekin shumën e 27 mijë eurove.

Nga paga e tij në vit merr 13,788 euro, bashkëshortja e tij e cila është mësimdhënëse merr në vit 5 mijë e 949 euro dhe fëmija i tij i punësuar në një biznes, 7 mijë e 440 euro.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.