Hajdar Beqa gati milioner

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka deklaruar një pasuri gati 1 milionëshe.

Shumica prej pasurive që deputeti Beqa i ka deklaruar janë pasuri të përbashkëta.

Prona të paluajtshme, shtëpi, banesë e truall, të Hajdar Beqës dhe familjes së tij kapin shifrën e 860 mijë eurove.

Ai posedon 2 banesa që kapin vlerën e  148 mijë eurove në total.

Deputeti Beqa ka deklaruar edhe një shtëpi me 1 hektar tokë me vlerë prej 250 mijë euro, që është pronë e përbashkët.

Ai ka deklaruar edhe 4 ari truall, të trashëguar e që është në pronësi të përbashkët me vlerë prej 300 mijë euro.

Si dhe 4.5 ari tjera por me vlerë shumë më të vogël, prej 12 mijë euro.

Beqa ka deklaruar se posedon edhe 3 ari tokë të pyllëzuar që kap vlerën e 150 mijë eurove.

Deputeti i PDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjakovë posedon edhe dy vetura.

Një Toureg me vlerë prej 22 mijë e 500 euro dhe një Renault Captur me vlerë prej 20 mijë e 200 euro.

Beqa ka deklaruar se posedon edhe 8 mijë euro para të gatshme në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij 6 mijë euro/

Paga vjetore e Beqës si deputet bashkë me kompensimet e kap shifrën e 27 mijë e 895 euro në vit.

Beqa ka deklaruar se merr edhe 2 mijë e 700 euro në vit si invalid i luftës.

Ndërsa të ardhurat vjetore të bashkëshortes së tij që punon në Ibër-Lepenc janë 12 mijë e 480 euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së deputetit Hajdar Beqa.

Emisioni Drejtësia në Kosovë para disa javësh publikoi hulumtimin ku shihej vëllai i Hajdar Beqës, Hasan Beqa i kërkon një biznesmeni nga Gjakova 33% të aksioneve për t’i ndihmuar në nënshkrimin e kontratës me Komunën e Gjakovës.

https://kallxo.com/video-vellai-i-hajdar-beqes-aksionet-u-kerkuan-per-mua/